Do zhvendoset në Tiranë? Tranjeri Maran për KOHA JONË: Dua të jem pjesë e realitetit tuaj

Rolando Maran mori stafetën këtë të martë për të qenë trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit. Në prezantimin para medieve, 62-vjeçari u shoqërua nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Maran u pa i emocionuar dhe tha se ekipi përfaqëson një popull krenar, të cilën ai do ta përçojë në fushë.

Maran shtoi se ka folur me De Biasin, ish-trajnerin e Shqipërisë. Sakaq pyetjes së gazetarit të ”Koha Jonë”, Rozalb Lika se a do të jetojë në Tiranë, Mara tregoi se Po, pasi kështu do të njohë më mirë ekipin, vendin dhe do jetë më i saktë në menaxhimin e skuadrës.

”Do të zhvendosem këtu, është gjëja e parë që kam folur me presidentin Duka. Se nëse dua të stërvis më mirë këtë skuadër, nëse dua që të jem pjesë integrale, e kam të nevojshme që të jetoj këtu, dhe kam dëshirë që të jetoj. Kjo sigurisht që do të ndihmojë që ti bëj punët më mirë, që të jem mirë me realitetin tim, që është realiteti juaj”,-tha Maran.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?