Roma bën gati super kontratën për të blinduar Zaniolon

Nicolo Zaniolo është një bast i fituar te skuadra e Romës. Por më pak se 7 muaj nga transferimi i tij, 19-vjeçari ka rrëmbyer zemrat e tifozëve romanë, të cilëve u kujton një legjendë të klubit, Francesco Tottin.

Në fillim të sezonit ai firmosi për 5 vjet për një pagë minimale 300 mijë euro në sezon, që mund të shkonte në 600 mijë nëse do të plotësohej kriteri i ndeshjeve të luajtura.

Me 14 ndeshje e tre gola në Serinë A, dy takime në Kupën e Italisë dhe sidomos me 6 aktivizime e 2 gola në Champions Zaniolo. e ka fituar tashmë pagën maksimale që parashikonte kontrata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund të sezonit, palët do të ulen në tryezë për të përpiluar kontratën e re me gjashtëfishim të pagës dhe zgjatjen edhe një vit tjetër, pra deri në vitin 2024. Babai i futbollist dëshiron që të hiqet klauzola në kontratë, ndërsa paga mund të arrijë 2 milionë euro në sezon, duke përfshirë dhe bonuset.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?