Roma e përfshiu në listën e UEFA-s, por Zaniolo s’do të stërvitet për një muaj

Nicolo Zaniolo është përfshirë në listën e UEFA-s (si formalitet), por nuk do të jetë në Trigoria të paktën në muajin e ardhshëm. Arsyet janë mjekësore dhe lidhen me mungesën e tij javën e fundit.

Më 31 janar Zaniolo i dërgoi Romës një certifikatë mjekësore për një shqetësim psikologjik që nuk do ta lejojë të stërvitet për një muaj, për shkak të agresionit të tifozëve dhe gjithë rastit që shpërtheu nga kërkesa e tij për t’u larguar.

Sot sulmuesi iu nënshtrua një kontrolli mjekësor i cili konfirmoi gjendjen e tij psikologjike. Në javët në vijim, Zaniolo do t’i nënshtrohet një kontrolli të ri dhe më pas palët do të vendosin për një rrugë të re për t’u rikthyer në stërvitje. Gjithsesi deri atëherë ai do të qëndrojë larg Romës dhe stërvitjes. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?