Roma fiton ndaj Veronës falë një goli të Solbakken (VIDEO)
Roma e Jose Mourinhos ka arritur një fitore minimale mbrmëjen e sotme ndaj Veronës në duelin e vlefshëm për javën e 23-të të Serisë A italiane.
Heroi i kryeqytetasve në duelin e mbrëmjes së sotme ishte norvegjezi Solbakken, i cili në minutën e 45-të, do të realizonte duke i dhuruar 3 pikë të arta romanëve.
Solbakken, iu bashkua Romës, në merkaton e janarit, nga Bodo Glimt, teksa sot u aktivizua në vendin e Dybala-s, që mungonte për shkak të një dëmtimi. Roma tashmë mban vendin e tretë me 44 pikë, po aq sa dhe Milani.
KOHA JONË SONDAZH

