Roma shkatërron Torinon dhe blindon vendin e tretë (VIDEO)

Roma merr një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat ndaj Torinos në ndeshjen e parë të javës së 28-të në Seria A. Verdhekuqtë mundën 3-0 Torinon, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të vendit të tretë që i mban në zonën Champions.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që në fillimin e së dytës është Manolas që zhbllokon ndeshjen me një goditje me kokë pas një asisti të Florenzit. Në minutën e 73-të De Rosi dyfishoi shifrat pasi u harrua në zonë nga mbrojtja e Torinos. Në minutën e tretë shtesë Pelegrini vulosi fitoren e skuadrës së Di Françeskos.

Roma mban vendin e tretë me 56 pikë, 4 më shumë se Lacio. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?