Ronald Gërçaliu i përket Tiranës, prezantimi këtë javë
Mbrojtësi tiranas Ronald Gërçaliu gjetur akordin me ekipin bardheblu. Ai shtë shumë pranë firmës. Burime pranë klubit 24-herë kampion njoftojnë se akordi me futbollistin 29-vjeçar është arritur rreth një muaj më parë. Këtë e ka bërë me dije presidenti Refik Halili në momentin e prezantimit të teknikut bardheblu, Shkëlqim Muça. E premtja do të jetë ditë prezantimesh te bardheblutë, ku përveç Gërçaliut, do të prezantohen Olsi Teqja dhe Dritan Smajli, të cilët kanë gjetur akordin paraprak me drejtuesit e kësaj skuadre.
Lajmin që Gërçaliu do të firmosë këtë të premte me skuadrën e vendlindjes e bën me dije tabloidi austriak, “laola1.at”, i cili në shkrimin e tij thotë: “Kontrata e 29-vjeçarit Gërçaliu me Altach përfundon në verë dhe nuk do të vazhdohet më tej bashkëpunimi. Këtë të premte Gërçaliu do të nënshkruajë kontratën e tij të re në Shqipëri. Mbrojtësi ka luajtur për Universitatea Cluj, Erzegbirge AUE, Lks Lodz dhe Ingolstadt”.
KOHA JONË SONDAZH

