FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo dedikim për titullin kampion, jep indicie edhe për të ardhmen

Dy tituj radhazi kampion dhe 31 gola sezonal gjatë këtij sezoni, janë të statistika që e bëjnë të kënaqur Cristiano Ronaldon. Ylli portugez qëndroi pushim në sfidën e fundit të humbur ndaj Romës, por në fundin e takimit u shfaq shumë i lumtur në festën e organizuar për titullin e 36 kampion (të 38 sipas klubit torinez).

“I lumtur që kam fituar dy titujt e fundit nga 9 radhazi në Seria A për Juventusin. Duken të thjeshta, por nuk kanë qenë. Vit pas viti me talent, dedikim dhe punë të madhe mund të arrish objektivat”, këto ishin fjalët e portugezit në rrjetet sociale.

Në postimin e tij CR7 jep indicie edhe për të ardhmen kur shkruan: “Përpara për titullin e tretë radhazi”. Një mesazh i rëndësishëm i fenomenit portugez, i cili nuk ka harruar që këtë sezon ka realizuar 31 gola, por që ishin të pa mjaftueshme përballë 36 të Immobiles për të fituar “Topin e Artë”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?