Ronaldo dhe Georgina kanë një problem të madh te Al Nassr, rrezikohet gjithçka  

Pas prezantimit spektakolar të Cristiano Ronaldos te Al Nassr, shfaqet një problem shqetësues për “Mbretin e ri të Arabisë”. Një ligj në Arabinë Saudite po vë në siklet kampionin portugez dhe klubin.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodrìguez teorikisht nuk mund të jetojnë së bashku në Arabinë Saudite. Bashkëjetesa jashtë martesës është rreptësisht e ndaluar.

Megjithatë, avokatët janë optimistë: që nga ardhja e princit të kurorës Mohamed Bi Salmàn, i cili në pesë vitet e fundit ka promovuar përjashtime të ndryshme në fushën e të drejtave të njeriut dhe të grave, autoritetet tani janë të prirura të mbyllin një sy.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra, Cristiano dhe Georgina duhet falen nga autoritetet në mënyrë që të jetojnë së bashku në një çati. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?