Ronaldo i kërkon Realit 1 euro më shumë se Mesi
Sfida midis dy futbollistëve më të mirë në botë nuk është vetëm për statistikat në fushën e lojës. Ndër rivalitetet mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit ekziston edhe ai ekonomik, i cili kthehet në një ngjarje aktuale për momentin te portugezi . Kërkesa është e thjeshtë: Real Madrid do të duhet të paguajë një euro më shumë se ajo që Barcelona bën për argjentinasin.
Thashethemet rreth rihapjes së negociatave vijnë nga “Mundo Deportivo”. CR7 kërkon që të përfitojë më shumë në kontratëne re, dhe ky nuk është më një lajm i ri. Ai synon që të ketë përfitime ekstra nga çmimet individuale, golat e shënuar dhe të ardhura të tjera nga marketingu.
Portugezi kërkon një kontratë të re, e cila të jetë ekonomikisht më e mirë se ajo e Mesit te Barcelona. “Pleshti” përfiton 40 milionë euro, Nejmar 36.5, ndërkohë që Ronaldo për momentin vetëm 30 milionë euro. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

