Ronaldo: Largohemi me kokën lart, ndoshta meritonim më shumë

Kombëtarja e Portugalisë është eliminuar nga botërori pas humbjes 2:1 nga Uruguaji në fazën e 1/16-ve. Cristiano Ronaldo ka folur për herë të parë pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Ylli i Real Madridit, është shprehur se është krenar me ekipin e Portugalisë, stafin teknik dhe federatën.

“Ne largohemi me kokën lart. Si kapiten i Portugalisë e di që kemi punuar shumë dhe jam krenar me ekipin tim. Duhet të falenderojmë Uruguajin pasi arritën të kualifikoheshin. Mendoj se bëmë një lojë të mirë dhe ndoshta meritonim më shumë, por në futboll fiton ai që shënon më shumë,” tha Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli portugez gjithashtu foli dhe për të ardhmen e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse do të vazhdoj me ekipin kombëtar? Tani nuk është koha për të folur për të ardhmen, por mendoj se kemi një grup të madh lojtarësh”, ka shtuar ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?