Ronaldo: Më pëlqen gjithçka te Juventusi, atë natë u deha kur fituam …

Argëtim, pasion për punën dhe dëshirë e madhe për të habitur ende. Cristiano Ronaldo ka fituar shumë, por nuk ka ndërmend që të tërhiqet ende, pasi dëshiron që të ngrejë trofe të tjerë te skuadra e Juventusit. “Ky është prioriteti im. Më pëlqen gjithçka të Juventusit dhe te kultura italiane, jam i lumtur këtu dhe dua që të luajë edhe për disa sezone”. Kështu është shprehur fillimisht ylli portugez në një intervistë që ka dhënë për gazetaren Diletta Leota në Itali. Një karrierë që hapat e parë i ka nisur te skuadra e Sportingut dhe u ndërpre shumë shpejt nga Manchester United.

“Mbaj mend atë miqësore kundër United, isha shumë i emocionuar, por jam shumë i lumtur me mënyrën sesi luajta, ishte e jashtëzakonshme. Në fund të ndeshjes, Sir Alex Ferguson më tha se më donte në Manchester. Unë isha 18 vjeç dhe shumë i lumtur. Tani sigurisht që është ndryshe, kur fillon që të luash futboll, e sheh gjithçka ndryshe. Jam i lumtur edhe sot që luaj futboll”.

Goli më i bukur – “Goli më i bukur që shënova, ndaj një skuadre të shkëlqyeshme, me Buffon në portë. Duartrokitjet e tifozërisë ishin të veçanta. Gjithmonë mendoja se Giggi ishte një person i mirë, pas ndeshjes më uroi. Tani që e shoh çdo ditë, e di se çfarë peshe ka këtu. Ai i ndihmon gjithmonë të tjerët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Seria A dhe Championsi– “Unë u bëra i vetmi futbollist, që fiton titullin në Serie A, La Liga dhe Premier League. Siç them gjithmonë, çdo trofe ka të veçantën e vet, më pëlqen të fitoj sa më shumë të tillë. Kur u bëra kampion me Juventusin, nëna ime ishte shumë e lumtur atë ditë. Ajo më ndjek gjithmonë, gjithashtu këtu në Torino. Tani ajo shqetësohet më shumë për mënyrën sesi jam, për fëmijët e mi. Ka ndryshuar. Champions-i është kompeticioni më i mirë në botë, më pëlqen ta luaj atë. Është mjaft i veçantë.

Mbrojtja më e mirë – “Më e vështira është ajo, me të cilën stërvitem çdo ditë: Bonucci, Chiellini dhe De Ligt. Unë do të kisha thënë vetëm Chiellini prej këtyre më parë, por tani që i shoh çdo ditë, mund t’i nominoj të tre”.

Europiani i 2016 – “Për mua, është titulli më i rëndësishëm, që kam fituar në karrierë. Atë natë qesha, qava… Dhe pastaj u deha, natyrisht. Kam qarë aq shumë, sa u desh një gotë shampanjë për t’u dehur. Zakonisht nuk pi, por ajo natë ishte e veçantë: më e rëndësishmja”.

E ardhmja si trajner? – “Unë nuk e aspiroj këtë gjë aktualisht, mbase në të ardhmen mund të ndryshoj mendim. Kurrë mos thuaj kurrë. Mund të jem trajner motivues. Më pëlqen të luaj futboll sulmues. Edhe me ekipin tim do të insistoja në këtë, mbi bukurinë e lojës dhe motivimin maksimal”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?