Ronaldo me pushime në Bahamas, shfaqet “single”
Cristiano Ronaldo po kalon pushimet në Bahamas, teksa u fotografua duke u djalin e tij Cristiano Jr. Pasi kaluan disa orë duke luajtur në ujërat e kristalta, ai e mori djalin e tij në prehër duke i shprehur afeksionin e tij. Identiteti i mamasë së Cristano Jr nuk është bërë kurrë i ditur, por në vitin 2011-të u fol se ajo ishte një studente britanike 20 vjeçare, e cila u pagua më shumë se 15 milionë euro për të hequr dorë nga të drejtat prindërore. Futbollisti i njohur është një baba i dashur me djalin e tij, i cili ndjek çdo ndeshje të portugezit në seksionin VIP së bashku me mamanë e tij, Dolores.
Ronaldo, i cili vazhdon të mbetet “single” që pas ndarjes me modelen Irina Shayk, mundohet të jetë sa më pranë djalit të tij, pas ndarjes nga jeta të babait të tij kur Ronaldo ishte 19 vjeç, për shkak të abuzimit më alkoolin. Portugezi është shprehur disa herë se do të ishte i lumtur nëse djali i tij do të merrej me sport, por do të ishte sërish krenar edhe nëse ai nuk do të ndiqte hapat e tij. “Do të doja shumë që ti pëlqente futbolli, që të ishte trashëgimtari im, por le të shohim çdo të ndodhë. Djali im do të bëhet çfarëdo të dëshirojë”.
Cristiano deklaroi që të qenit prind e ka ndryshuar pozitivisht që nga ardhja në jetë e djalit të tij në vitin 2010. “Sigurisht që diçka e tillë të ndryshon përgjithmonë. Është një përgjegjësi ndryshe. Dhe unë ndihem shumë më mirë. Ndihem mirë kur gjërat ecin mbarë: familja, klubi ku luaj, shokët, këto janë gjërat që më japin shtysë për gjithçka tjetër”.
KOHA JONË SONDAZH

