FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo nuk i kursen elozhet: Tifozët fantastikë, Conte trajner i shkëlqyer

Cristiano Ronaldo ka komentuar fitoren ndaj Interit në përfundimin e ndeshjes. Sulmuesi portugez u shpreh i kënaqur nga goli i shënuar ndërkohë që nuk i kurseu elozhet edhe për Interin dhe Conten.

 

“Është kënaqësi të jesh këtu, tifozët ishin fantastikë dhe na dhanë shumë mbështetje sot mua dhe ekipit. Të luash ndaj Interit është gjithmonë bukur, sepse ata janë një nga rivalët tonë më të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë një ekip të fortë dhe një trajner të shkëlqyer, për këtë është kënaqësi të luash ndaj tyre edhe në fazë përgatitore, për miqësore me kaq shumë mbështetje. Jemi të lumtur që fituam ndeshjen dhe mendoj se e merituam”, deklaroi ylli portugez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ronaldo ka shënuar dy gola në dy miqësoret e këtij sezoni në International Champions Cup duke qenë një ndër futbollistët më në formë të bardhezinjve. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?