Ronaldo përçan tifozët e Realit, gjysma e tyre duan që të shitet gjatë verës

Me marrjen e drejtimit të skuadrës nga Rafael Benitez, Reali i Madridit po planifikon ndryshime të mëdha në ekip për të hedhur pas krahëve një sezon totalisht të dështuar. Një nga cështjet kryesore dhe me interes më të madh është ajo që ka të bëjë me Cristiano Ronaldon. Çfarë duhet të bëjnë "Los Blancos" me portugezin, ta shesin apo të besojnë ende tek ai edhe në të ardhmen?

Në një sondazh të realizuar nga e përditshmja madrilene "AS" ku kanë votuar një pjesë e mirë e tifozëve të Realit, gjysma e tyre mendojnë se klubi duhet ta shesë Ronaldon ndërsa gjysma të tjetër i del në krah sulmuesit luzitan duke dhënë një votë besimi Cristianos. Në sondazhin e realizuar nga gazeta "AS" kanë marrë pjesë në votim 31 mijë e 474 persona me 49,96 % të tyre që janë pro shitjes së Ronaldos dhe 50,04 % të votuesve që dëshirojnë qëndrimin e portugezit. Ky është viti i fundit që Reali i Madridit nëse vendos ta nxjerrë në merkato 30-vjeçarin mund të përfitojë 100 deri në 150 milionë Euro nga shitja e tij dhe kjo është një nga arsyet që një pjesë e mirë e tifozëve të Realit janë pro lamtumirës së futbollistit luzitan, pasi me paratë e përfituara nga shitja e 3-herë fituesit të Topit të Artë, Los Blancos do të mund të zhvillonin një merkato të madhe duke afruar në skuadër disa lojtarë cilësorë.

Nga 15 mijë e 725 tifozët që kërkojnë largimin e yllit portugez, 32,54% e tyre mendojnë se Reali duhet ta shesë Ronaldon për një shifër që i kalon 150 milionë Eurot, 16,33% e këtyre votuesve janë të idesë se klubi mbretëror duhet të kënaqet me një shumë që varion nga 50 deri në 100 milionë Euro, ndërsa 12,51 % e tifozëve do të lejonin largimin Ronaldos për më pak se 50 milionë Euro. Nëse portugezi deri para një viti shihej si lideri i padiskutueshëm i ekipit ka mjaftuar një sezon pa trofe që Ronaldo të përfundojë në qëndër të kritikave dhe të humbasë besimin e tifozëve. Por nëse do të largohet apo jo 30-vjecari nga Los Blancos gjithcka do të jetë në dorë të drejtuesve dhe presidentit Florentino Perez. Manchester United dhe Paris Saint Germain janë gati të bëjnë çmendurira për gjeniun portugez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?