FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo përmbys në shtesë Egjiptin, Kolumbia befason Francën (VIDEO)

Kolumbia ka befasuar Francën, duke fituar në shifrat 2-3 në miqësoren e zhvilluar në Paris. Skuadra e Deshamp gjeti shumë shpejt avantazhin e dyfishtë me anë të Zhirud dhe Lemar në minutat e 11-të dhe 26-të të takimit. Luis Muriel ngushtoi diferencën e golave në minutën e 28-të për Kolumbinë, ndërsa Radamel Falkao barazoi shifrat në minutën e 62-të. Goli i fitores për kolumbianët erdhi në minutën e 85-të, kur Kuintero i sapofutur fitoi një 11-metërsh, të cilin e dërgoi vetë topin në rrjetë.

Një tjetër ndeshje shumë interesante u zhvillua në Zyrih, teksa Portugalia fitoi me përmbysje 2-1. Në minutën e 56-të sulmuesi i Liverpulit, Muhamed Salah gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke kaluar Egjiptin në avantazh.
Përmbysja e madhe erdhi vetëm në minutat shtesë, kur Kristiano Ronaldo u shërbye dy herë nga Kuaresma dhe në të dy rastet e dërgoi topin në rrjetën e portës së Egjiptit, duke vulosur shifrat përfundimtare 2-1.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?