FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo qëndron te Reali, por ka një kusht të frikshëm për presidentin Perez

Kristiano Ronaldo pas fitimit të Champions League lëshoi një mesazh të fortë për Fiorentino Perez, duke paralajmëruar largimin. Ylli portugez, sipas agjencisë së lajmeve “El Confidencial”, i ka vendosur kushte presidentit për të qëndruar.

Zhorzh Mendez, i cili është agjenti i tij, i ka kërkuar Perezit 80 milionë euro bruto për tre sezonet e mbetura, ose afërsisht 50 milionë euro neto. Kjo kërkesë nuk është aspak e pranueshme, duke marrë në konsideratë moshën e Ronaldos, 33 vjeç.

Kërkesa vjen në momentin që portugezi është duke kaluar ditët e fundit të pushimeve, para se të bashkohet me Kombëtaren portugeze, pasi nuk luajti në testet para Kupës së Botës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?