FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rooney realizon një tjetër kryeveper nga mesi i fushës (VIDEO)

Vitet kalojnë por klasi nuk shuhet kurrë. Wayne Rooney po përjeton një rini të dytë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës te skuadra e DC United. Anglezi në këto dy sezone që është pjesë e skuadrës nga Washingtoni jo vetëm që është kthyer në një lider për DC United por e ndihmon skuadrën ndeshje pas ndeshjeje me golat e tij.

 

Së fundmi Rooney i ka dhënë fitoren DC United që mposhti 1-0 Orlando City-in falë një kryevepre të bomberit anglez. Rooney pa daljen e portierit të Orlandos dhe shënoi një gol spektakolar nga gjysmëfusha e skuadrës së tij, gol ky që po bën xhiron e botës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?