FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rosberg “sfidon” Hamilton, niset i pari në Barcelonë

Formula 1 rikthehet në kontinentin europian me Mercedes që vazhdon të dominojë kundrejt Ferrarit.  Në Çmimin e Madh të Spanjës, ashtu si në tre sesionet e testeve të lira, edhe në provat zyrtare, Mercedes ishte më i shpejti, me Nico Rosberg që arriti “pole position”, në kohën 1.24. 681, duke mundur kështu edhe shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton. Piloti gjerman në dy sesionet e para të kualifikueseve u duk sikur kishte një marsh më shumë se britaniku, duke e lënë prapa krahëve përgjatë gjithë 60 minutave.Pas përplasjes verbale të disa javëve më parë, lufta brenda Mercedes duket se do të ndizet sërish, por tani është Rosberg që ka një armë të fortë, sepse do të jetë ai që do të niset i pari në Barcelonë.

Nuk ka mbetur prapa Ferrari me Sebastian Vettel që regjistroi kohën më të mirë për kokëkuqen, duke u renditur menjëherë pas dyshes së Mercedes.

Në start nga vendi i katërt do të niset Bottas me Williams dhe pas tij dyshja e Toro Rossos, Sainz dhe Verstapen. Nuk ishte një ditë e mirë për Kimi Raikkonen në pistën e Katalunjës. Pas disa testeve me ndryshime në makinë, finlandezi vendosi që njëvendëshja e tij të rikthehej në konfigurimin e mëparshëm, por rezultati nuk ishte i pritshmi, duke arritur në fund vendin e shtatë në provat zyrtare

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?