Roshi: Nuk e hedhim poshtë Panuccin, jam 100 për qind gati
Odise Roshi është rikthyer në kombëtare pas një mungese të gjatë. Mesfushori i kombëtares ka folur në konferencën e radhës për shtyp, duke u shprehur se ecuria e përgatitjeve po shkon mjaft mirë nën drejtimin e Rejës.
Përgatitjet– “E kemi nisur mirë me trajnerin e ri dhe stërvitja po shkon çdo gjë në mënyrë perfekte”.
Panucci – “Kemi të gjithë respekt për të. Nuk mund t’i hedhim poshtë trajnerët që kanë punuar me të. Reja është i komunikueshëm. Ndihemi shumë mirë dhe ka ritëm stërvitja. Gjithçka po shkon perfekt”.
Problemet me rezultatet – “Ne kemi bërë më të mirën gjithmonë për kombëtaren. Ne nuk duhet të merremi me atë që ka kaluar, por tek e ardhmja. Të merremi me Rejën dhe punën e tij”.
Skemat e Rejës – “Kemi lojtarë të mirë, kualitet të mirë. Po e bëjmë çdo ditë ketë skemë. Unë jam i kënaqur, duhet të punosh shumë në të dyja fazat, edhe mund të fitojmë. Kam ardhur nga një dëmtim shumë i gjatë. Kam 2 muaj që kam filluar të luaj rregullisht. Ndihem mirë. Jam pothuajse 100%”.
Dëmtimi – “Kam ardhur nga një dëmtim i gjatë. Kam punuar çdo ditë fort të vij në formë. Kam dy muaj që po luaj rregullisht. Ndihem mirë dhe jam pothuajse 100%. Shpresoj të luaj nga minuta e parë”.
Islanda – “Kanë pasur ekip të mirë, të fortë. I kam ndjekur edhe kundër Francës. Do të jetë ndeshje shumë e fortë me ta.”
KOHA JONË SONDAZH

