Rrahmani largohet nga Partizani,bashkohet me Cikalleshin te RNK Split

Amir Rrahmani nuk do të jetë pjesë e Partizanit për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi nga Prishtina ka arritur akordin 4 vjeçar për t’u transferuar në kampionatin kroat me ekipin e RNK Split. Mbrojtësi 21 vjeçar që bën pjesë edhe në kombëtaren e shpresave tw drejtuar nga Skwnder Gega, është në përfundim të kontratës me të kuqtë që i skadon në fund të këtij sezoni dhe RNK Split ku trajneri Zoran Vuliç e pëlqen shumë Rrahmanin, ka përfituar për ta rrëmbyer me parametra zero duke i vënë përpara një kontratë afatgjatë. Rrahmani do të bashkohet në skuadrën kroate me Sokol Cikalleshin por të dy përfaqësojnë dy strategji diametralisht të kundërta në merkato. Vlen të kujtohet se Kukësi përfitoi 150 000 euro nga shitja e sulmuesit që kishte edhe një vit kontratë me klubin verilindor në momentin e largimit. Sakaq, Partizani e humbet mbrojtësin me parametra zero. Nëse të kuqtë do të kishin rinovuar kontratën me Rrahmanin, për të cilin pati një interesim të fortë nga RNK Split që në merkaton e janarit, klubi i kuq do të kishte përfituar sot diçka nga shitja e talentit kosovar, largimi i të cilit tani mund të vlejë në klub si një leksion për të ardhmen. Rrahmani ka qenë një titullar fiks për trajnerin Shpëtim Duro përgjatë këtij sezoni, ku është aktivizuar në 32 ndeshje me Partizanin. Rrahmani do t’i bashkohet me ekipin e RNK Split edhe sulmuesit tjetër shqiptar, tw kombëtares sw Gianni de Biasit, Sokol Cikalleshit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?