Rrahmani transferohet te Napoli, kryen vizitat mjekësore
Amir Rrahmani është futbollisti më i ri i skuadrës së Napolit. Ashtu siç edhe ju njoftuam ditën e djeshme, mbrojtësi i Kosovës mëngjesin e kësaj të premteje Rrahamani i është drejtuar klinikës Villa Stuart në Romë për të kryer vizitat mjekësore në llogari të Napolit.
Paraqitjet e shkëlqyera të ish-mbrojtësin e Paritzanit me fanellën e Veronës në këtë sezon bënë që Napoli të paguante plot 14 milionë euro për kartonin e tij.
Rrahmani do të firmosë te Napoli një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 1,8 milionë eurosh në sezon, 200 mijë euro më shumë sesa përfiton aktualisht Elseid Hysaj.
Edhe pse tashmë është një futbollist i Napolit, Amir Rrahmani do të qëndrojë deri në fund të sezonit të Verona teksa tashmë do të luajë si i huazuar te skuadra e Ivan Juric.
KOHA JONË SONDAZH

