Rrëfimi i Egbo: Nuk kam ngrënë 3 ditë për Tiranën
Emanuel Egbo është një nga ata që nuk e lë Shqipërinë dhe Tiranën. Tashmë ai është pjesë e stafit të 24 herë kampionëve, me të cilët ka fituar disa trofe.
Në një intervistë për “TV Klan”, Egbo rrëfen momentet më të mira dhe të këqija që ka përjetuar me Tiranën, si dhe dëshirën e tij për t’u shpallur sërish kampion.
“Tirana është familja ime e dytë. Kam marr nënshtetësi shqiptare dhe këtu do të ngelem. Momenti më i mirë në karrierën time ka qenë kur kam fituar titullin kampion me Tiranën, gjithashtu kam fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.
Momenti më i keq ka qenë kur skuadra ra nga Kategoria, nuk kam ngrënë 3 ditë bukë. Kam qenë i shkatërruar. Dëshira ime më e madhe është që të dalim edhe një herë kampion me Tiranën”, është shprehur Egbo.
KOHA JONË SONDAZH

