Rrëfimi i pazakontë, futbollisti i Singaporit: Kam luajtur një ndeshje me pelena
Helmimi nga ushqimi është një gjë e vështirë për çdo njeri dhe në momentin më të mirë. Imagjinoni në Kupën e Botës përpara 21 mijë personave në një moment të sikletshëm … ndërsa mbante një pelene me madhësinë për të rritur.
Pasi u martua me një grua nga Singapori, John Wilkinson zgjodhi që të luante për vendin e bashkëshortes. Përpara një ndeshje të kualifikueseve të Kupës së Botës në Taxhikistan, në nëntor të vitit 2007, ai dhe disa shokët e tij kishin dhimbje stomaku nga helmimi.
“Të gjithë kishim një helmim të tmerrshëm nga ushqimet dhe disa prej nesh duhet të vendosnim pelena për të rritur për të zbritur në fushë. Folëm me arbitrin dhe i shpjeguam problemet që kishim, dhe na tha së nëse do të kishim nevojë për të shkuar në banjo, mund të na lejonte.
Gjatë gjithë ndeshjes ne braktisnim fushën, për të zbrazur pelenat. Ishte qesharake. Kishim edhe të vjella në fushë, ishte një ndër ndeshjet më të vështira që kam luajtur në karrierën time”, u shpreh John Wilkinson.
Pavarësisht vështirësive të shumta, Singapori ja doli që të merrte një barazim 1-1 dhe të avanconte në fazën tjetër të kualifikueseve. /Rozalb Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

