Rrëfimi unikal i Ibrahimovic: Prita 4 vjet për të bërë për spital Materazzin!
Zlatan Ibrahimovic është një nga futbollistët që i pëlqen që t’i thotë gjërat hapur. Mediat italiane sot kanë publikuar pjesën e dytë të intervistës për revistën “GQ”.
Eksperienca e parë të Juve – “Të jetosh dhe të luash në Itali më kanë bërë atë që jam sot, Capellon e kam ndjekur shumë. Çdo ditë pas stërvitjeve më vendoste 5-6 mbrojtës për të bërë një goditje me kokë. Më pas kalova tek Interi, kishin një ekip të fortë, dhe kishin nevojë edhe për ndihmën time”.
Vitet te Milani – “Galliani ishte një drejtues fantastik, ekipi i vjetër ishte i madh. Pas dy vitesh i thash: nuk dua të iki, jam mirë të Milani. Më pas në plazh pashë 5 thirrje brenda 30 sekondash, e kuptova që kishte ndodhu diçka. Telefonova Raiolën dhe mora vesh që jam shitur te PSG”.
Kalimi në MLS – “Kur u hap si mundësi për të shkuar në Amerikë, mendova: Kam nevojë për një fillim të ri, sidomos pas dëmtimit te Manchester United. Një periudhë e bukur me 53 gola në 58 ndeshje. Por tani është koha për t’u kthyer në Europë.
Derbi i famshëm i vitit 2010 – “Gjatë një ndeshje të vitit 2006 mes Juventusit dhe Interit, dola nga fusha pas një ndërhyrje vrastare të Materazzit. Pas kalimit te Milanit, gjatë një derbi, në pjesën e dytë, sërish Materazzi më ngacmoi sërish dhe më pas bëra një ndërhyrje taekëondo. E bëra për spital. Stankovic më pyeti: “Përse e bërë? Dhe unë ju përgjigja: “E kisha pritur këtë moment për katër vjet. Ja përse”. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

