FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrumbullaku zbulon ofertën që i bëri Kukësi për të mos t’u larguar

Mbrojtësi Simo Rrumbullaku u largua nga Kukësi pas dy vitesh e gjysmë. Ai i ka dhënë fund aventurës me verilindorët me 3 trofe të fituar dhe me shumë respekt. Ai ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale:

 

“Pas dy vitesh e gjysmë me suksese dhe të mbushura me emocione, aventura me Kukësin mbaron këtu. Klubi më bëri një ofertë vërtetë të mirë dhe të konsiderueshme në aspektin financiar, por dëshira ime është të luajë jashtë Shqipërie, kjo u kuptua nga drejtuesit e klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falënderoj presidentin Safet Gjicin dhe drejtorin Nderim Nexhipin, të gjithë trajnerët dhe stafet që kemi bashkëpunuar, të gjithë lojtarët dhe fansat e mrekullueshëm që na kanë mbështetur në çdo ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së bashku ia dolëm të fitonim të gjithë trofetë e mundshëm dhe jam shumë krenar për këtë. Ka kaluar kohë e mrekullueshme që nga momenti që kisha mundësinë të firmosja me një nga klubet më të mira në Shqipëri”, shkruan Rrumbullaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?