Rubiales jep dorëheqjen nga posti i Presidentit të federatës pas puthjes me futbollisten spanjolle
Luis Rubiales nuk do të jetë më President i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF). Ka qenë vetë 46-vjeçari që me anë të një letre të postuar në rrjetet sociale deklaroi se ka dhënë dorëheqjen si president në detyrë i RFEF.
Pas shume kritikave për puthjen e sulmueses spanjolle Jenni Hermoso në ceremoninë e finales së Kupës së Botës për femra, Rubiales ka folur për herë të parë në publik.
Me anë të një letre të publikuar nga vetë ai, Rubiales ka thënë se nuk donte që rrugëtimi i tij në futbollin spanjoll të përfundonte në këtë mënyrë, por ishte zgjidhja e vetme për të.
Përveç kësaj, Rubiales nuk do të jetë më as nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
KOHA JONË SONDAZH

