Rubiales: Po më bëjnë shumë presion, por nuk jap dorëheqjen

Luis Rubiales ka refuzuar të largohet nga posti i presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit për veprimet e tij pas finales së Kupës së Botës për femra të dielën. 46-vjeçari puthi në buzë sulmuesen Jenni Hermoso pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë.

Rubiales kërkoi falje për puthjen të hënën përpara se FIFA, organi drejtues i futbollit botëror, të hapte procedimin disiplinor kundër tij të enjten.

“Më kanë thënë se gjëja më e mirë është që unë jap dorëheqjen. Duhet të ketë ndonjë arsye që të të nxjerrin nga një vend Kush më njeh e di që do të qëndroj deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka ardhur koha të them diçka. Mendoni se është një arsye për të vuajtur sulmet ndaj meje? A është mjaft serioze që unë të largohem? Nuk do të jap dorëheqjen!”, ka deklaruar Rubiales.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?