Rummenigge kthehet në “mburojë” për Guardiolën, nga kritikët

Pep Guardiola është nën kritika të forta sidomos nga tifozët, pas eliminimit në Champions League, por ka mbështetjen e punëdhënësve të tij. Drejtuesit e Bajernit të Mynihut mbeten të bindur se trajneri 44- vjeçar është njeriu i duhur për të çuar skuadrën përpara, siç bën të ditur Shefi Ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rummenigge. Në drejtim të Guardiolës kanë vërshuar kritikat pas eleminimit të Bajernit në gjysmëfinalet e Champions League nga ish skuadra e tij, Barcelona. Bajerni e fitoi ndeshjen e kthimit 302 por u mund 503 me rezultat të përgjithshëm, me përzgjedhjen e Guardiolës për formacionin dhe taktikat e tij që u vunë në akuzë pas ndeshjes.

-“Ka një tendencë anti-Guardiola për momentin në klub. Unë jam shumë i kënaqur me këtë sezon. Vetëm së fundmi njerëzit kanë filluar të krahasojnë çdo sezon me triumfin e trefishtë të 2013, por nuk duhet se ne e kemi bërë diçka të tillë vetëm një herë në 115 vjet”.

Kontrata e Guardiolës në Allianz Arena përfundon në verën e 2016 dhe ai u lidh nga raportimet me një transferim te Manchester City para se vetë trajneri të deklaronte publikisht se do të respektojë deri në fund kontratën me Bayernin. Rummenigge shprehet se diskutimet për të ardhmen e tij do të fillojnë në fund të sezonit, por ai shpreson që trajneri të zgjasë akoma më tepër qëndrimin e tij në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama

-“Në janar ramë dakord se do të flisnim për të ardhmen e Pep në gjysmën e dytë të 2015. Ai e di mendimin tim. Unë shpresoj që ai të qëndrojë pasi i plotëson të gjitha kriteret për të qenë një trajner i mirë. Skuadra është shumë e lumtur me të”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rummenige shtoi se ndaj Barcelonës Guardiola pagoi një çmim të shtrenjtë nga dëmtimet e shumta, ndërsa bëri të ditur se mund të fillojnë menjëherë bisedimet për rinovimin e kontratave me Bastian Shcveinsteiger, Xabi Alonso dhe Dante pasi të tre futbollistët do të hyjnë në vitin e fundit të kontratave të tyre aktuale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?