Rummenigge: Të gjitha klubet në Gjermani duan që të mbyllet kampionati

Presidenti i Bayernit të Mynihut, Karl-Hainz Rummenigge ka deklaruar se të gjithë klubet në Gjermani janë shprehur në favor të përfundimit të rregullt të kampionatit, qoftë kjo edhe nëse do t’ju duhet të luajnë përtej muajit qershor.

“UEFA kritikoi me të drejtë Belgjikën, për vendimin e nxituar, por ne në Gjermani jemi të gjithë në një mendje për të çuar deri në fund kampionatet. Bëhet fjalë për të 36 klubet e Bundesligës 1 dhe 2, që janë shprehur të gatshëm të luajnë edhe në korrik, për të mbyllur rregullisht kampionatet, duke qenë se edhe UEFA u ka dhënë prioritet këtyre, para kupave europiane.

Ne kemi Perisic, Coutinho dhe Odriozola, të cilëve ju përfundon kontrata më 30 qershor, por mendoj se në këtë rast ka nevojë për një zgjidhje të përgjithshme nga ana e FIFA-s. Besoj se duhet shtyrë gjithçka deri në përfundimin normalisht të sezonit”, u shpreh presidenti i Bayernit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?