FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia 2000 kamera speciale, identifikon në kohë reale fytyrat e tifozëve

Siguria është një nga elementet kryesor të një eventi si Kupa e Botës, teksa Rusia është përkujdesur që gjithçka të shkojë në kushte sa më perfekte.

Në shumë qytete ku do të luhen ndeshjet janë montuar rreth 2000 kamera shtesë që mbahen nën vëzhgim nga stafe të specializuara për të vëzhguar rreth stadiumeve ku luhen ndeshjet.

Kamerat e reja janë me teknologjinë e fundit me identifikim fytyre gjë që e bën më të lehtë për policinë identifikimin e personave të rrezikshëm, me precedentë apo të dyshuar. Megjithatë sipas specialistëve të sigurisë ruse kjo është vetëm linja e parë që kanë marrë forcat policore dhe jo vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë të shumta forcat speciale që janë të trajnuara për situata kundër sulmeve terroriste dhe drejtuesit e policisë ruse theksojnë që të gjithë do të jenë të armatosur me kallashnikov.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?