Rusia 2018, Shqipëria zyrtarisht në vazon e tretë

Shqipëria zyrtarisht ndodhet në vazon e tretë për shortin e eliminatoreve Rusi 2018, si asnjëherë tjetër më parë. Një klasifikim i tillë vjen menjëherë pas suksesit ndaj Francës në fundjavë, falë fitores, 1-0, në "Elbasan Arena". Kuqezinjtë nuk kanë qënë asnjëherë në një nivel të tillë dhe ky kapërcim është historik për futbollin e shqiptar.

Me vendin e tretë dhe zonën "Play-off" të sigurtë drejt finaleve të "Francë 2016", të besuarit e De Biasi-t po thyejnë çdo barrierë që deri dje as mendohej se mund t'i afroheshin. Kuqezinjtë kanë rritur ndjeshëm pretendimet e tyre në futbollin modern ku skuadrat e vogla janë sinonim i sipërfaqes gjeografike të shteteve përkatëse.

Katër ndeshje nga fundi i eliminatoreve te Europianit, çdo rezultat i mundshëm deri atje nuk e rrezikon më vazon e tretë drejt edicionit te 21-të, për Kupën e Botës. Kuqezinjtë gjejnë Suedinë dhe Poloninë si dhe emra kampionësh si Ibrahimoviç dhe Levandovski.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipet britanike Skocisë dhe Irlandës së Veriut. Fqinjët grekë dhe ish fqinjët serbë bashkë me përfaqësuesen hungareze dhe ate ukrainase. Ndërkohë në vazon e katërt për rezultate të dobëta kanë rreshqitur emra si Republika e Irlandes, Norvegjia, Turqia dhe Bullgaria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë ajo plotësohet nga Sllovenia, Izraeli, Mali i Zi, Estonia dhe befasia e Ishujve Faroe. Bie në sy Finlanda që është spostuar në vazon e pestë, skuadër që dikur krenohej me Litmanen, Hyypia, Forsell apo dhe Pasanen.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?