Rusia paralajmëron banorët pranë stadiumit: Nëse dilni në ballkon, ju qëllojmë me snajper!

Rusia po përgatitet për kushte sigurie ekstreme në Kupën e Botës. Kështu banorët që jetojnë në blloqet e apartamenteve pranë stadiumit me kapacitetit prej 35 mijë vendesh, “Central Stadium” janë paralajmëruar se mund të qëllohen nga snajperët e policisë, nëse ata guxojnë të dalin në ballkonet e tyre gjatë ndeshjeve.

Një gardh i madh metalik prej tre metrash, është vendosur nëpërmjet një blloku apartamentesh duke bllokuar kalimin dhe hapësirat e parkimit të makinave. Synimi i organizatorëve është për të mbrojtur personalitetet dhe tifozët e shumtë që do të jenë të pranishëm në katër ndeshjet e grupeve që do organizohen në qytetin e katërt më të madh në Rusi duke filluar me ndeshjen e së premtes mes Egjiptit dhe Uruguait.

Njëri nga banorët deklaroi për Moscow Times: “Policia jonë vendase erdhi nëpër të gjitha banesat dhe na paralajmëroi se gjatë ndeshjeve ishte e ndaluar që të dilnim në ballkone, të hapnim dritaret tona ose të përdorim dylbi”.  Nëpër tarraca do të vendosen snajpera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zona përreth është gjithashtu duke u monitoruar nga afër nga kamera CCTV të vendosura kudo dhe policë të shumtë po patrullojnë rrugët dhe kryejnë kontrolle për mjete identifikimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?