Salah: Kam sakrifikuar shumë, krenar për të triumf si skuadër
Mohamed Salah shënoi golin e parë në finalen e sotme ndaj Liverpoolit nga pika e bardhë duke i dhënë një ndihmë të madhe ekipit të tij. Sulmuesi egjiptian nuk i ka fshehur emocionet e këtij triumfi të parë në karrierën e tij në intervistën për “BT Sports”.
“Të gjithë janë të lumtur. Jam shumë krenar që luajta finalen e dytë radhazi, dhe që isha në fushë për 90 minuta më në fund. Të gjithë bënë më të mirën sot, nuk bëmë performancë të mirë në nivelin personal, por si skuadër bëmë një punë fantastike.
VAR më pëlqen shumë. Kam sakrifikuar shumë në karrierën time, për të shkuar nga fshati në Cairo, dhe për të qenë një egjiptian në nivele të tilla është e pabesueshme”, deklaroi Salah pas ndeshjes. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

