Salernitana transferon portierin e njohur meksikan, Ochoa

Guillermo Ochoa do të jetë portieri i ri i skuadrës së Salernitanës. Portieri meksikan ka firmosur një kontratë me klubin granata deri në 30 qershor të vitit 2023 me një opsion për të zgjatur edhe më shumë kontratën.

“Salernitana njofton se ka arritur marrëveshjen me portierin Guillermo Ochoa. Futbollisti ka firmosur me klubin deri në qershor të vitit 2023 me një opsion zgjatjeje të kontratës dhe do të veshë fanellën me numrin 13-të”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Salernitana bën goditjen e parë në merkato dhe blindon portën. Ochoa është një portier që ofron siguri pasi ka një eksperiencë të madhe, madje ka luajtur në 5 Kupa Bote me kombëtaren e Meksikës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?