FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sampaoli i mbyll derën Dibalës: Menduam se ishte yll futbolli, por nuk doli kështu

Në prag të ndeshjes miqësore me Italinë, trajneri i Argjentinës ka dalë në një konferencë për shtyp, ku mes të tjerash ka folur edhe për mungesën në grumbullim të Paulo Dibalës dhe Mauro Ikardit. Strategu i njohur duket se i ka mbyllur derën sulmuesit të Juventusit.

“Për Dibalën menduam se ishte një yll futbolli, por nuk rezultoi kështu. Nuk di se ku qëndron problem, por ai nuk arriti të përshtatet me idenë tonë të lojës, ose ne ndoshta nuk ditëm ta vlerësojmë mirë. Ikardi ka qenë gjithmonë një zgjidhje e parë, por vumë re një diferencë të madhe mbi përshtatjen e tij te Interi dhe atë në kombëtare. Raportet futbollistike me pjesën tjetër të skuadrës nuk ishin aty ku duhet.

Nuk e përjashtoj, por diçka duhet të ndryshojë në mënyrë të shpejtë, pasi në kombëtare nuk kemi shumë kohë për të pritur. Higuain mund të them se është një nga qendërsulmuesit më të mirë të momentin, nga i cili presim vërtetë shumë”, tha Sampaoli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?