Sarri bëhet “gazi” i botës, portieri Kepa refuzon të zëvendësohet (VIDEO)

Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në finalen e “Carabao Cup” mes City-it dhe Chelsea-t, që u fitua në fund nga skuadra e Guardiolës.

Në fundin e shtesës prej 30 minutash, trajneri Sarri mend që të hidhte në fushë një specialist të pritjeve të penalltive si Caballiero, por portieri i parë Kepa Arrizabalaga, ka refuzuar që të dalë nga fusha e lojës.

Ai është shfaqur shumë i zemëruar me vendimin e strategut italian, i cili gjithashtu ka reaguar shumë i indinjuar. Zëvendësimi nuk u krye, teksa Kepa arriti që të priste një penallti, por pa mundur që t’i jepte triumfin ekipit të tij. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?