FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sarri bën gati lamtumirën nga Napoli, anulon kontratën e qirasë

Mauricio Sarri mund të braktisë Napolin në fund të këtij sezoni. Presidenti De Laurentiis kërkon ta blindojë, duke i ofruar një kontratë të re me dyfishin e pagës që përfiton aktualisht dhe pa klauzolë largimi, por disa indicie të tjera sugjerojnë të kundërtën. Sipas mediave italiane, tekniku toskan ka anuluar kontratën e qirasë se vilës së tij në Varcaturo. Një detaj ky mjaft shqetësues, që hedh më shumë dyshime rreth të ardhmes së trajnerit.

Marrëveshja për rinovimin e kontratës me presidentin De Laurentis ende nuk ka ardhur e duket se palët janë ende larg në qëndrime. Sarri pret një përmirësim të ndjeshëm të pagës. Akualisht përfiton 1.5 milionë euro në sezon, ndërsa presidenti De Laurentis i propozon dyfishin. Për Sarrin ka një ofertë nga Çelsi, i cili shihet si pasuesi ideal i Antonio Kontes.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?