FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sarri “blindon” Hazardin, Chelsea e bën më të paguarin në histori belgun

Maurizio Sarri ka ide të qarta për të ardhmen e Eden Hazard, e cila do të jetë te Chelsea. Lojtari belg po përflitej për një transferim te Reali i Madridit, pasi trajneri Lopetegui e ka cilësuar si zëvendësuesin më të denjë të Cristiano Ronaldos.

Megjithatë, sipas “Goal.com”, lojtari jo vetëm që nuk do të largohet, por ka në tavolinë një rinovim kontrate me një pagë prej 300 mijë paundësh në javë, duke e bërë belgun lojtarin më të paguar të historisë së Chelsea-t.

Ndërkohë Sarri u tha gazetarëve për Hazardin se: “Mendoj se është e pamundur, është e pamundur, sepse këtu merkatoja është mbyllur. Tani nuk mund t’i ndryshojmë lojtarët e rëndësishëm, prandaj mendoj se është e pamundur. Hazard është me ne, kam folur me të tri, ose katër herë, për gjithçka, dhe ai kurrë nuk ka thënë diçka për merkaton, prandaj mendoj se është shumë i lumtur të qëndrojë këtu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur u pyet në lidhje e kontratën që do i ofrohej futbollistit belg ai u shpreh: “Nuk dua të diskutoj për kontratat. Nuk është puna ime. Puna ime është në fushë, për të përmirësuar lojtarët e mi. Dua të përpiqem të fitoj ndeshje, jo të nënshkruaj kontratat e reja, por kam parë një lojtar, që është shumë i lumtur të qëndrojë këtu. Kësisoj, mendoj se nuk do të jetë problem kontrata e re”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?