FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sarri e gjen justifikimin: Nuk ishte faji i trinomit, ja përse e humbëm finalen

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri e ka gjetur justifikimin pas humbjes ndaj Lazios, dukeu u shprehur se ekipi i tij nuk kishte energjinë e duhur.

“Skuadra ime nuk pati energjitë e duhura psiko-fizike dhe kjo ndikoi në pjesën e dytë. Ata ishin me ritëm më të lartë, entuziastë dhe euforikë. Vinim nga një cikël i fortë dhe ndikoi te ekipi im. Por, kjo humbje nuk ndikon te sezoni, kemi edhe pesë muaj të tjerë për të përgatitur.

Problem tredhëmbëshi? Jo, aspak! Bënë shumë mirë. Ne humbëm kur u fut fantazisti, ndaj mos ia vini fajin tre sulmuesve. Humbëm me një mesfushor më shumë. Nuk do të qaj tani për këtë humbje, duhet parë përpara. Mendoja se ishim më mirë fizikisht, u gabova”, deklaroi Sarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?