FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sarri: Inter-Juve jo sfidë e zakonshme, Ronaldo do të luajë i lirë

Në vigjilje të Derbit të Italisë mes Interit dhe Juventusit, ka folur edhe trajneri i bardhezinjve, Maurizio Sarri. Teksa në shtëpinë zikaltër flitet për largime dhe afrime, te bardhezintjë mendohet më shumë për ndryshimin e mënyrë së lojës dhe mentalitetit të ri.

 

“Nuk është një ndeshje si të tjerat, por do të përballen dy ekipe që ë për shkak të përgatitjeve ende nuk janë të gatshme për të shprehur më të mirën. Do të përpiqemi që të ruajmë vazhdimësinë duke marrë për bazë fillimin e pjesës së dytë. Nuk do të ketë shumë ndryshime nga ndeshja e parë. Jemi duke u stërvitur pak dhe luajtur shumë, ndaj është një fazë vendimtare deri më 10 gusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo? Do të luajë fillimisht në krahun e majtë, e dimë që i pëlqen që të spostohet drejt qendrës. Ai duhet të jetë i lirë për të bërë diferencën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dybala? Mund të bëjë lehtësisht sulmuesin si 9-të false, por mund të gjejmë edhe ndonjë zgjidhje tjetër. Mund të luajë si trekuartist pas shpinës së dy sulmuesve”, deklaroi Sarri. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?