FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sarri: Juvja ishte një zgjedhje e lehtë, objektivi është të argëtohemi

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri është rikthyer që të flasë sërish për aventurën e re në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të klubit. Fillimisht ish-strategu i Napolit dhe Chelsea-t, fillimisht ai ka treguar disa prapaskena për shkaqet që e shtyjnë të pranojë ofertën.

“Juventusi më kërkoi me më shumë bindje dhe vendosmëri sesa të gjithë. Kjo më goditi dhe më bëri të vendos shumë shpejt. Jam në një klub të madh, të cilin deri një sezon më parë e kemi pasur një rivalë historik. Nuk mund ta mposhtësh Juven pa dhënë 120 për qind.

Ndjesia është që jam pjesë e një klubit të madh, me njerëz që kanë mentalitet dhe vendosmëri të madhe. Përvoja te Chelsea në Premier League ishte e jashtëzakonshme për shumë arsye, por pas një viti kuptova që kishte ardhur koha të rikthehem në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo? Mendoj se është më e lehtë për një lojtar të madh për të bërë një trajner të shkëlqyer sesa anasjelltas. Deri në një pikë mund të ndikohesh, gjithçka varet nga lojtari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Objektivat? Fitoret janë frut i punës, të jesh pasues i Allegrit është e vështirë. Në 5 vitet e ardhshme do të jetë shumë e vështirë për të bërë si në të kaluarën. Objektivi është të argëtohemi, dhe ndoshta ta kombinojmë edhe me fitoret. Në Europë nuk mund të dominosh si në Itali, por Juventusi është mes 10 ekipeve më të mira.

33 skemat? Nuk dua t’ju zhgënjej, por është një gjë që ka lindur kur drejtoja një ekip amator, teksa një gazetar më pyeti sa skema kam në goditjet standarde. Unë ju me shaka: 33”, deklaroi Sarri. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?