Sarri: Pogba më pëlqen shumë, dua t’i jap një identitet ekipit
Në vigjilje të ndeshjes së parë në “International Champions Cup”, Maurizio Sarri ka folur në konferencë për shtyp së bashku me Mattia De Sciglio. Trajneri i Juventusit ka konfirmuar dëshirën për të pasur në skuadër edhe Pogba-n për sezonin e ri, ndërkohë që konfirmoi edhe situatën e disa prej lojtarëve që ka në dispozicion në Azi.
“Duhet të punojmë për të gjetur një identitet në lojë sepse jemi një skuadër me shumë karakter. Më pas ky identitet do na ndihmojë për të fituar.
De Ligt? Akoma nuk është stërvitur me shokët e skuadrës, por për të do të ketë një pjesëz për të luajtur në këtë ndeshje. Jemi akoma pas Tottenhamit, por nesër do të doja të shikoja një skuadër në fushë me mentalitet të duhur.
Pogba? Më pëlqen shumë, por është lojtar i Manchester United. Nuk jam unë drejtori sportiv, prandaj nuk kam dijeni për situatën.
Ronaldo? Ai ka fituar gjithçka në nivel individual dhe grupi duke luajtur në krah të majtë të sulmit. Fillimisht do të luajë në krahun e majtë, por me aftësitë që ka ai, ta spostoj 10 metra më tutje nuk do të ndryshonte gjë”, deklaroi Sarri.

KOHA JONË SONDAZH

