FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sarri shmang Juven: Mendoj vetëm për finalen, do tentojmë të fitojmë

Finalja e Europa League kundër Arsenalit und të jetë vendimtare për të ardhmen e Maurizio Sarrit. Strategu italian mund të drejtojë për herë të fundit Blutë e Londrës në Baku, ndërkohë që e ardhmja e tij vijon të mbetet në dyshim:

“Dua të mendoj vetëm për finalen. Kam një kontratë 2-vjeçare me Chelsea-n, ndaj para se të marrë vendimet për diçka tjetër do të flas me klubin. Kemi kaluar një sezon fantastik, jemi kualifikuar në Champions dhe ndryshe nga sezoni i kaluar kemi edhe një finale europiane për të luajtur”.

Trajneri i londinezëve luan për herë të parë një finale europiane, ndërsa ka mundësinë të fitojë po për herë të parë në karrierë, një titull të rëndësishëm. Megjithatë Sarri kujton se ka pasur ndeshje mjaft emocionuese edhe kur trajnonte në Serinë B.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse është ndeshja më e rëndësishme e karrierës? Vetëm pas takimit mund t’jua them. Mendoj se kam pasur ndeshje të rëndësishme edhe kur isha në Serinë B. Megjithatë nesër do të tentojmë të fitojmë, për të mbyllur vitin me trofe”, theksoi trajneri italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?