Sarri: Shpresoj që ta fitojë Ronaldo “Topin e Artë”, por çmimet individuale nuk më interesojnë

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Sassuolos, duke komentuar formën e skuadrës së tij dhe atë të Ronaldos.

 

“Cristiano është një pasuri për ne, nuk e di nga pikëpamja fizike në çfarë pike është, por kjo gjë është mëse normale. Ne jemi me fat që kemi në sulm tri futbollist të klasit botëror. Ata kanë një potencial të madh dhe po bëjnë shumë mirë. Dje Ronaldo bëri një stërvitje të mirë, pashë të dhënat në mbrëmje, ishin të jashtëzakonshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Topi i Artë? Nuk e di se kush do ta fitojë. Unë mendoj dhe shpresoj që ta fitojë Ronaldo. Nëse nuk do të jetë kështu, do më vijë keq, sepse ka qenë gjithmonë në nivele të larta. Shpresoj që De Ligt të përzgjidhet te të rinjtë, ndërkohë që Dybala një dit mund të jetë kandidat, edhe pse nuk u besoj shumë zgjedhjeve të gazetarëve (qesh).

Swiss Digital Mobile Reklama

Emre Can? Nuk luan në Europë, mund të jetë një mundësi, ashtu siç ndodhi edhe ndaj Lecces.

Dëmtimet? Alex Sandro nga pikëpamja e vizitave mjekësore është mirë, por mbetet të shihet edhe situata fizike. Bernandeschi është në dispozicion, është një lojtar që në këtë moment është shumë i vlefshëm për ekipin”, deklaroi Sarri. /Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?