Sarri zyrtarisht trajneri i Napolit: Pritet Hysaj

Mbrojtësi i kombëtares sonë Elseit Hysaj ka një shans më shumë për të luajtur në një klub të madh të Seria A. Nis zyrtarisht aventura e Maurizzio Sarrit në stolin e Napolit. Skuadra e kaltër zyrtarizoi në Tëitter marrëveshjen me ish trajnerin e Empolit dhe do të jetë pikërisht 56-vjecari italian pasuesi i spanjollit Rafael Benitez në stolin e Napolit. Sarri e ka hedhur tashmë të zezën mbi të bardhë duke firmosur një kontratë 1-vjecare me opsion rinovimi edhe për 1 tjetër sezon. Ishte vetë presidenti i klubit jugor Aurelio De Luarentis ai që këmbënguli për të patur në stolin e skuadrës së tij Muarizzio Sarrin.

Fillimisht u përfol se do të ishte serbi Sinisha Mihajlovic ai që do të zëvendësonte Benitezin në pankinën e Napolit, por me këtë fundit që zgjodhi Milanin, De Laurentis vendosi të emëronte në krye të të kaltërve ish trajnerin e Empolit. Me besimin e madh që i është dhënë nga presidenti tashmë Maurizzio Sarrit nuk i mbetet gjë tjetër vecse të nisë nga puna për të ndërtuar një skuadër të denjë që mund të luftojë për 3 vendet e para të Serisë A.

Me marrjen e drejtimit nga Sarri te Napoli mund të përfundojnë edhe disa lojtarë që në sezonin e fundit kanë qenë pjesë e Empolit duke spikatur jo pak, si Mirko Valdifiori, Lorenzo Tonelli apo edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare Elseid Hysaj. Objektivi i parë i 56-vjecarit do të jetë ta kualifikojë skuadrën në Uefa Champions League, gjë që Benitez nuk e bëri dot në sezonin e tij të dytë pasi u dorëzua përballë forcës së Lazios në takimin e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?