Sassuolo mund Atalantën dhe del nga “zona e ftohtë” (VIDEO)
Sassuolo merr zemër nga fitorja me Milanin dhe sonte në mbrëmje ka arritur një tjetër fitore ndaj Atalantës. Ekipi i drejtuar nga Dionisi fitoi minimalisht 1-0, një ndeshje që e luajtën me një lojtar më shumë për 60 minuta.
Maehle u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 30-të pas një ndërhyrje shumë të ashpër. Në minutën e 55-të, Armand Lauriente do të shënonte një super gol me një goditje të bukur me të djathtën në cepin e portës. Sassuolo ngjitet në vendin e 15-të me 23 pikë pas kësaj fitoreje. /R.Lika-Koha Jonë/
MA CHE BEL GOL DI ARMAND LAURIENTÉ!!!pic.twitter.com/CquxQS3n1z
— Football Report (@FootballReprt) February 4, 2023
KOHA JONË SONDAZH

