Scaloni: Messin e dua edhe për Botërorin e vitit 2026
Lionel Messi ka deklaruar se ky do të ishte Botërori i fundit, por e ardhmja kurrë nuk i dihet.
Në kombëtare shpresojnë që pavarësisht moshës, Leo Messin ta kenë në skuadër edhe për Botërorin e vitit 2026. Trajneri Lionel Scaloni i ka bërë një ftesë 35-vjeçarit për të rishikuar vendimin e tij.
“Të kesh në skuadër një si Messi është luks, unë shpresoj shumë që ai të mos ketë luajtur Botërorin e fundit. Mbetet për t’u parë nëse do të vazhdojë, por ne nuk i humbasim shpresat.
Unë do t’ia mbaj një vend për në Botërorin e radhës, ai e ka fituar të drejtën për të zgjedhur të ardhmen. Për mua ishte një kënaqësi fakti që mund të trajnoja Lionel Messi”, u shpreh Scaloni
KOHA JONË SONDAZH

