Serbi-Shqipëri, shtyhet vendimi i ndeshjes nga CAS, për më 10 korrik
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë kthehen si në një telenovelë me shumë seri. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka shtyrë për në datën 10 korrik vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri, e luajtur në 14 tetor të vitit të kaluar.
Lajmin e bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, e cila është njoftuar për këtë shtyrje nëpërmjet një letre zyrtare nga CAS-i. Vendimi i CAS pritej të zbardhej më datë 12 qershor. Shqipëria pret tre pikët në tavolinë për ndeshjen e 14 tetorit 2014, që u ndërpre në ’41, kur rezultati ishte 0-0, për shkak të incidenteve. UEFA me dy komisionet e saj i dha fitoren 3-0 në tavolinë Serbisë, ma arsyetimin se Shqipëria braktisi fushën. Por ekipit serb iu hoqën tre pikë nga klasifikimi, për shkak të incidenteve.
Shqiëpria do të luajë më 13 qershor një miqësore me Francën, ndërkohë që para ndeshjeve të ardhshme zyrtare do të mësojë edhe fatet e ndeshjes së Beogradit.
KOHA JONË SONDAZH

