Serbi-Shqipëri, vendimi i CAS jepet më 12 qershor

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv nuk do ta japë nesër, por në 12 qershor, vendimin final për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Një njoftim i tillë ka mbërritur në adresë të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke shpjeguar se kjo shtyrje ndodh për të shqyrtuar më mirë rastin në fjalë. Pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen e 14 tetorit në Beograd, që sollën edhe ndërprerjen e ndeshjes, UEFA me dy komisionet e saj i dha fitoren 3-0 në tavolinë ekipit të Serbisë, duke arsyetuar se kuqezinjtë braktisën fushën.  Por i hoqi tre pikë Serbisë nga klasifikimi, për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes.

Shqipëria dhe Serbia apeluan të dyja në KAS, vendimet e komisioneve të UEFA-s, dhe apelimi i tyre u pranua në janar, me seancën dëgjimore të zhvilluar më 17 prill. Pas seancës dëgjimore u përcaktua data 29 maj, pra dita e nesërme, për të dhënë vendimin, por tashmë edhe kjo datë u shty për në 12 qershor.

Shqipëria nuk ka se ç’humbet, nga vendimi. Nëse Cas i kthen fitoren kuqezinjve, Shqipëria do të ngjitet në krye të grupit, me 10 pikë, duke lënë në vend të dytë Portugalinë. Në këtë rast Serbia do të zbresë e fundit me -2 pikë. Ka edhe një opsion që kjo ndeshje të përsëritet, ndërsa opsioni tjetër është që të mbeten në fuqi vendimet e dhëna nga komisionet e Disiplinës dhe të Apelit në UEFA. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?