Sergio Ramos mund t’i bashkohet Ronaldos në Arabinë Saudite
Sergio Ramos ka nisur të mendojë për një të ardhme larg Parisit. 36-vjeçari mund ta vazhdojë karrierën e tij në një tjetër kontinent.
Sipas spanjolles “Marca”, Al Nassr është i gatshëm të ribashkojë në ekip Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo. Raportohet se ditët e fundit ka pasur kontakte midis klubit arab dhe mbrojtësit spanjoll.
Sergio Ramos u transferua te Paris Saint Germain në verën e 2021 nga Real Madrid si një lojtar i lire, por nuk mundi të jepte rendimentin e duhuri në Paris.
KOHA JONË SONDAZH

